LAJMI I FUNDIT:

Në Itali infektohen 874 gra shtatzëna me COVID-19

Në Itali infektohen 874 gra shtatzëna me COVID-19

Nga marsi 2020 deri në 30 shtator 2020, në Itali janë 875 gra shtatzëna të infektuara nga coronavirusi.

Kjo e dhënë është publikuar nga Instituti Suprem Italian i Shëndetit Publik pas një studimi të Sistemit Italian të Obstretikës, Italian Obstetric Surveillance System.

Rasti i parë i një grua shtatzëne e infektuar nga Covid 19 në Itali u verifikua më 25 shkurt 2020 e deri më sot nuk është verifikuar asnjë vdekje grua shtatzënë nga Covid.

53 % e rasteve të infektuar janë në rajonin e Lobmardisë e për çdo rast pozitive tek gratë shtatëzënë është krijuar një regjistër informativ mbi gjendjen e tyre klinike, terapinë e asistencës shëndetësore, si dhe mbi karateresikat e tyre social-demografike.

Vetëm 2% e grave shtatzënë të infektuara janë kuruar në repartet e terapisë intensive, 18.6% kanë pasur si pasojë një polmonit dy krahësh

Në analizat statistikore të rasteve të studiuara është llogaritur se në një nivel kombëtar në çdo 1000 lindje 2.9% e grave janë infektuar nga coronavirusi.

Në rajonet veriore kjo përqindje shkon mesatarisht 5.5% në çdo 100 lindje, në rajonet qendrore 1.6% në çdo 1000 lindje, në jug të Italisë 0.6% gra të infektuar në çdo 1000 lindje e në veçanti në rajonin e Lombardisë, më i godituri nga pandemia, rastet pozitive tek gratë shtatëzënë janë 8.9% në çdo 1000 lindje.

13% e lindjeve kanë qenë të parakohshme e gati dyfishin më shumë në krahasim me koeficientin në shkallë kombëtare dhe pse në 71% të rasteve vendimi është marrë para lindjes spontane të tyre.

Prej marsit deri në shtator të 2020 janë verifikuar 6 vdekje foshnjash në bark e 1 vdekje foshnje pas lindjes, të lidhura me pasojat e shkaktuara nga infektimi.

E ndër të gjitha rastet e analizuar vetëm 2.8% e tyre kanë rezultuar pozitive dhe pas lindjes. Ndërsa në 24 orët e fundit Italia ka regjistruar 662 viktima e 21 052 të infektuar nga Covid 19.

Numri i të infektuarve aktivë është sot 754 169.

Dita e sotme ka shënuar 23 023 të shëruar më shumë e numri i përgjithshëm i tyre ka arritur në 896 308.

Në repartet e terapisë intensive numri i pacientëve është aktualisht 3517 të infektuar.

Në izolim shtëpiak janë 720 494 të infektuar e 30 158 të tjerë që po kurohen në strukturat spitalore.

Në 24 orët e fundit janë kryer rreth 195 mijë tamponë e deri më sot numri i tyre është gati 23 milionë tamponë të kryer.

Që nga marsi deri më sot Italia ka regjistruar 1 709 991 të infektuar e 59 514 viktima Covid.

Në trend Botë

Më shumë
Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Hezbollahu lëshon

Hezbollahu lëshon "raketa të rënda luftarake" drejt veriut të Izraelit

Botë
Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Botë
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori