Edhe pas afatit të dytë të regjistrimit, në Shkollën e mesme komunale „Zdravko Çoçkovski“ në Dibër ka ende vende të lira për nxënës në vitin e parë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Në dy afatet e regjistrimit në vitin e parë janë regjistruar 157 nxënës, të gjithë në drejtimin e gjimnazit. Prej tyre 107 me mësim në gjuhën shqipe, 50 me mësim në gjuhën maqedonase.
Sipas profesorëve nga komisioni për pranim ende kanë 183 vende të lira.
Drejtori i shkollës Qeram Lleshi ka informuar se do të dorëzojnë kërkesë deri te ministria për arsim dhe shkencë për zvogëlim të serishëm të minimumit të pikëve për regjistrim.
“Në dy paraqitjet për afatin e parë të regjistrimit nevojiteshin minimum 60 pikë. Pas kërkesës në MASh, minimumi i nevojshëm për afatin e dytë të regjistrimit ishte zvogëluar në 45 pikë”, thotë Lleshi.
Ai shpreson se do të marrin përgjigje pozitive ndaj kërkesës, me se pritet edhe të rritet numri i nxënësve të regjistruar. Në ndërkohë afati i regjistrimit vazhdon deri në fillim të vitit shkollor 2016/2017./Telegrafi/