Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, pasi i njëjti nën ndikimin e alkoolit ka ofenduar dhe më pas me thikë ka dëmtuar gomat e veturës së vëllait të tij.
Rasti ka ndodhur të mërkurën në ora 22:00 në jug të Mitrovicës.
“Mitrovicë Jug / 26.02.2025 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që nën ndikim të alkoolit ka ofenduar dhe më pas me thikë ka dëmtuar gomat e veturës së vëllait të tij ankuesit mashkull kosovar”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/