LAJMI I FUNDIT:

Në fund të prillit vijnë 50 respiratorë të rinj

Në fund të prillit vijnë 50 respiratorë të rinj

Për shkak të situatës me pandeminë Coronavirus, në fund të këtij muaji, pritet të bëhet furnizimi me 50 respiratorë të rinj të cilët do të jenë në dispozicion për pacientët.

Faik Hoti, zyrtar për Informim në Ministrinë e Shëndetësisë, tha se pjesa tjetër pritet të vijë në Kosovë gjatë muajit maj.


Sipas Hotit, janë edhe duke diskutuar me BE-në që të sigurohen edhe 30 respiratorë të tjerë që do të ndihmonin në trajtimin e pacientëve të prekur me Coronavirus.

“Prioritet përveç furnizimit me mjete mbrojtëse mbeten edhe pajisjet respiratorët e rinj dhe në këtë aspekt presim që gjatë këtij muaji eventualisht edhe gjatë muajit tjetër të sigurojmë edhe 50 respiratorë të tjerë e madje edhe prej fondeve të BE-së ka diskutime të sigurohen edhe 30 respiratorë të tjerë që do të kishin përforcuar këtë linjë të trajtimit të pacientëve me Covid”, tha Hoti për EO.

Aktualisht në Kosovë gjithsej janë 142 respiratorë, prej tyre 95 janë në sektorin publik.

Sipas Hotit, e mira është që për këtë situatë ndihmë ka ofruar edhe sektori privat.

“Momentalisht sektorit publik i ka 95 respiratorë edhe sektori privat i ka 47, numri i përgjithshëm i respiratorëve është 142 respiratorë. E mira është që edhe sektori privat ka shprehur gatishmëri që ta ndihmojë sektorin publik dhe çdo aset, infrastruktura shëndetësore, resurset humane të këtij sektori mund të përdoren në rast nevoje nga sektori publik gjatë gjithë kohës sa do të kemi nevojë për trajtim të pacientëve të prekur nga kjo sëmundje”, theksoi Hoti.

Në Klinikën Infektive për trajtimin e pacientëve me Coronavirus, tashmë janë në dispozicion edhe dy ilaçe Azithromycin dhe Chloroquine, të cilat sipas presidentit të ShBA-së Donald Trump, kanë dhënë rezultate të mirë për trajtimin e pacientëve.

Për këtë Hoti thotë se ilaçet janë në dispozicion, ndërsa se a është e domosdoshme të përdoren apo jo e vendosin infektologët.

“Terapitë që tashmë po përdoren ose së paku po ka diskutime rreth përdorimit të tyre nivele botërore, dy prej tyre të cilat janë përmend edhe nga presidenti amerikan, i ka Klinika Infektive në dispozicion”.

“Mirëpo, është gjithmonë në kompetencën profesionale të një infektologu që të vendosë nëse një bari i caktuar duhet të përdoret te pacientët apo jo. E rëndësishme është që këto i kanë, mirëpo e vendosin ata nëse është e domosdoshme për tu përdor apo jo, sepse ajo që dihet tashmë është që nuk ka ilaç specifik kundër Covid-19 e as vaksinë”.

Ndërsa, nga Klinika Infektive, thonë se këto dy ilaçe janë duke u përdorur te pacientët e infektuar me Coronavirus.

Sipas Infektologut, Valbon Krasniqi, momentalisht kanë sasi të mjaftueshme dhe gjasat janë që këto terapi të kenë efekt pozitiv te pacientët e infektuar me Coronavirus.“Po këto dy ilaçe janë duke u përdorur dhe kemi sasi te mjaftueshme. Gjasat janë që kanë efekt pozitiv”, tha Krasniqi.

Në trend Lajme

Më shumë
Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Lajme
Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Drejtësi
“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

Lajme
Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Politikë
Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Lajme
Vrasjet e grave, Osmani e shpallë të mërkurën ditë zie shtetërore

Vrasjet e grave, Osmani e shpallë të mërkurën ditë zie shtetërore

Lajme
Kalo në kategori