LAJMI I FUNDIT:

Në Francë krijohen kapelat me përmasa të mëdha që ruajnë distancën sociale

Në Francë krijohen kapelat me përmasa të mëdha që ruajnë distancën sociale

Kapelat mund të jenë edhe një zgjidhje interesante për të siguruar që personat t’i respektojnë distancat mes njëri-tjetrit në kohë të rrezikut pandemik. Këtë mënyrë po përdor një galeri franceze për vizitorët e saj.

Një galeri arti në Francë po përdor imagjinatën por edhe referenca historike për të aplikuar masa të distancimit fizik prej pandemisë.


Artistët e galerisë “59 Rivoli” janë frymëzuar nga dinastitë e lashta kineze për të krijuar kapela me përmasa të mëdha që shmangin kontaktet e afërta mes vizitorëve nga rreziku i coronavirusit.

Kapelat shumëngjyrëshe përshkohen nga një shufër që siguron largësinë rreth 1 metër mes personave.

Mbulesa të tilla për kokën thuhet se përdoreshin nga zyrtarët e dinastive kineze deri në shekullin e 13-të.

“Me sa duket, zyrtarët më shumë por edhe perandorët mbanin nga këto kapela për të penguar pëshpërimat apo të folurit pa u dëgjuar nga të tjerët. Pra edhe atëherë kishte një nocion distancimi social, të mosafrimit pranë”.

Artisti Dominik Puzol thotë se prodhimi i 10 kapelave i ka marrë atij 30 orë kohë.

Kapelat synojnë në parim mbrojtjen nga kovidi, por kanë edhe mesazhe më sociale, siç është mbrojtja nga paragjykimi e konkretizuar me një kapelë me ngjyrat e ylberit për kauzën LGBT.

“Roli i artistëve në kohë të tilla është të krijojnë flluska imagjinate dhe kënaqësie. Në këtë moment të gjithë janë të frymëzuar për jetën, për të ndenjur në tarracat e kafeneve, për të folur, për të qeshur, por me maska kjo bëhet e vështirë. Ndaj arti ndihmon që t’i bëjë bashkë njerëzit”.

Muzetë e vegjël francezë kanë hapur dyert për vizitorët nga mesi i muajit të kaluar, ndërsa ai kryesori i kryeqytetit, muzeu i Luvrit, planifikon rihapjen në fillimin e korrikut. /kp/Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Fun
Në mes të një fjalimi të 'zjarrtë', një kryebashkiaku kolumbian i bien pantollat

Në mes të një fjalimi të 'zjarrtë', një kryebashkiaku kolumbian i bien pantollat

Fun
Hajduti profesionist xhepash zbulon sekretet e vjedhjeve: Turistët janë objektivi i preferuar - kur duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm

Hajduti profesionist xhepash zbulon sekretet e vjedhjeve: Turistët janë objektivi i preferuar - kur duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm

Fun
Prindërit i shpuan veshët një foshnje tre muajshe dhe zemëruan publikun

Prindërit i shpuan veshët një foshnje tre muajshe dhe zemëruan publikun

Fun
Ngjarje e pazakontë - pastrojnë borën me makinë kositëse të barit

Ngjarje e pazakontë - pastrojnë borën me makinë kositëse të barit

Fun
Australiani lundron lumin mbi një kungull

Australiani lundron lumin mbi një kungull

Fun
Kalo në kategori