A janë Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiqi politikanë të pavarur në idetë specifike që ata ndjellin dhe prodhojnë për përmirësimin hap pas hapi të marrëdhënieve shtetërore shqiptaro-serbe? Po. Topi është vënë tashmë në lojë. I gjithë diskutimi publik lidhur me marrëdhëniet dypalëshe po sillet rreth rritjes së bashkëpunimit miqësor me interes reciprok.
Ata, në shpalljet e tyre, edhe para pak ditësh në samitin e mbajtur në Beograd, rreth investimeve kineze në rajon, u paraqiten me kurajë dhe mesazhet që përcollën jehuan pozitivisht në vendet përkatëse, në Ballkan, në BE dhe në SHBA. Por, testi i politikës është përfundimi, jo fillimi. Nëse ata nuk do të vazhdojnë më tej në këtë rrugë, do të përballen me një set pengesash, si asnjëherë deri më sot.
Pasi, kur vlerësojmë shanset e marrëdhënieve miqësore, është e rëndësishme të mos e përkëdhelim realitetin. Cili është ai? Shqipëria edhe Serbia nuk janë shoqëri demokratike plotësisht të qëndrueshme. Ato kombe që pandehin se diçka kanë qenë në të shkuarën, në të vërtetë, nuk paraqitin gjë tjetër veçse vullnetin e tyre se diçka duan të bëhen në të ardhmen. Për sa i përket të shkuarës, i dimë kundërshtitë e ashpra politike midis Tiranës dhe Beogradit. Dimë edhe lidhjet e pandërprera tregtare dypalëshe, si edhe marrëveshjet qeveritare për shkëmbime kulturore, arsimore, sportive, shkencore etj.
Gjithsesi, e shkuara është një libër i vulosur me shumë vula. Vula që kërkon aktualisht interesi i përbashkët i të dyja shteteve, në kuadrin e statusit që ato gëzojnë si kandidate për anëtare në BE, është ajo e lidhjeve të reja, ku qëndrimet politike nuk janë thjesht agjenda qeveritare, apo platforma partiake. Ato synojnë shkundjen përfundimtare të mentaliteteve të mbrapshta nacionaliste. Ndërsa lidhjet tregtare lipsen të kapin standardet e BE-së.
Nisma për shkëmbimet rinore midis Shqipërisë dhe Serbisë është një projekt tepër i lehtë, edhe financiarisht, për t’u jetësuar me bereqet. Marrëdhëniet shqiptaro-serbe po marrin ngrohtësi, paçka se dikush shprehet se do t’i ndalojë ato me çdo kusht. Punë e atij. Dëshira jonë është që marrëdhëniet me atë shtet të mos jenë të kufizuara por të shtrira, për të formuar kështu një gjendje të përzemërt dhe të çimentuar në trutë dhe shpirtrat e politikanëve dhe popujve të dyja vendeve. Ditën që do të realizohet një gjë e tillë do të ndjejmë gëzim. Gëzim do të thotë: siguri, sepse, siç po përdridhen sot zhvillimet në botë, nuk mbetet tjetër udhë për t’u ndjekur, veçse ajo e lidhjeve miqësore mes shteteve. Dhe, në këtë udhë, ideja që bën mirë të na udhëheqë, mbi çdo gjë tjetër, është urtësia. Përndryshe, do të ishte e pamundur që të shihnim, për shembull, marrëdhëniet normale midis Turqisë dhe Greqisë.
Dy kundërshtare jo pak të rrepta, dhe prej një kohe të gjatë. Kjo situatë na mëson se, përpara forcës së logjikës dhe interesit me përfitim të ndërsjellë, shkoqen armiqësitë dhe pasionet e tepruara. Kur ia dolën të afrohen kaq pranë ato dy shtete, çfarë na ngurron neve të mos jemi në lidhje miqësore me serbët? Me Serbinë kemi edhe çështje të zvargura. Besojmë se ato mund të zgjidhen. Mjafton dëshira e mirë në parim. Mjafton që faktorët e brendshëm dhe të jashtëm shtetërorë, të cilët i kanë gjërat në dorë, të frymëzohen në veprat e tyre nga ndjenja paqësore dhe të sinqerta. Por, a ftillohen çështjet vetëm me sjelljet e aktorëve shtetërorë? Jo. Sepse janë edhe masmedia, OJQ-të dhe agjencitë e tjera të specializuara, që mund të japin ndihmesën e tyre pa kufij. Ose thënë më drejtpërdrejtë: që duhet të punojnë për përgatitjen e një sheshi ndërtimesh të gjerë. Masmedia, kur ajo do, bëhet një faktor me rëndësi dhe tepër i vlefshëm në mbështetje të shtetit për “mirë” apo për “keq”.
Pikërisht, rastin për “mirë” shqiptarët dhe serbët, bashkërisht, kërkojnë ta shohin dhe shijojnë gjatë. Kur flet sovrani mediet binden. Dhe jo vetëm ato. Duhet të binden edhe burrat e shtetit që “padashur” i manipulojnë ndjenjat e miqësisë, aq fort të lakmuara prej sovranit. Duke e pikasur këtë qerthull politik, si një gjë të fshehur me “kujdes”, kemi të drejtën shqiptare të dëshirojmë nga bota mbarë njohjen e shtetit të Kosovës. Në këtë çështje konkrete, roli që mund të luajë masmedia serbe do të ishte i dobishëm shoqërisht, politikisht, ekonomikisht, dhe ndërkombëtarisht. Ndërsa dëmi mund të marrë kohë të gjatë për t’u ndrequr.
(Marrë nga: Shekulli)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Momenti kur banorët vërejnë mungesën e Gjestit pas tentativës për arratisje

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?