Në fshatin Drelaj të Pejës, të shtunën rreth orës 14:00 është gjetur pa shenja jete në rrugë një person.
Sipas Policisë së Kosovës, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi. /Telegrafi/