LAJMI I FUNDIT:

Në vitin 1991 u takuan rastësisht në Aeroportin e Meksikës – historia e çiftit që sivjet festojnë 30 vjetorin e takimit të parë

Në vitin 1991 u takuan rastësisht në Aeroportin e Meksikës – historia e çiftit që sivjet festojnë 30 vjetorin e takimit të parë

Gusht 1991. Irja Outila, një punonjëse finlandeze e botimeve që jetonte në New York, vendosi të përmbushë më në fund ëndrrën e saj për të vizituar Amerikën Latine.

Ajo kishte ëndërruar të udhëtonte nëpër vendet arkeologjike të rajonit dhe qytetet piktoreske që kur ishte adoleshente në Finlandë, duke lexuar broshura udhëtimi dhe duke imagjinuar për aventurat e ardhshme.


Tani në fillim të 30-tave, e lodhur nga sfidat në jetën e saj personale, ajo vendosi se tashmë ishte koha, si dhe do të merrte ditët e pushimit dhe të shijonte udhëtimin e saj të ëndrrës.

Ajo dëshironte një pushim ku do të relaksohej por edhe të njihej me kulturën dhe historinë e këtij destinacioni. Pas një studimi të gjerë, Irja e zgjodhi qytetin e Oaxaca-s, në Meksikë si vendin perfekt. Megjithatë kishte vetëm një problem, nuk kishte fluturime direkte nga New York City për në Oaxaca City, kështu që asaj do t’i duhej të ndryshonte fluturimet në Mexico City si dhe të qëndronte brenda natës.

“Unë isha mjaft me përvojë por perspektiva që unë të ateroja në Mexico City rreth orës 10 pasdite, në një qytet me 20 milionë banorë, dhe unë nuk flisja spanjisht, nuk ishte shumë tërheqëse”, thotë ajo për CNN, duke shtuar se ajo i diskutoi planet me miqtë e saj, përfshirë me Marcus, një-ish bashkëpunëtor i cili ishte rritur në Meksikë.

“E kam një mikë”, i kishte thënë Marcus asaj. “Në fakt, ai kishte qenë së fundmi në New York. Ndoshta ai mund të të ndihmojë”, rrëfente Irja duke cituar fjalët e mikut të saj.

Marcus po e mendonte mikun e tij të shkollës së mesme, Jesus Estrella Jurado. Kështu, Marcus telefonoi atë dhe e pyeti nëse ai do të mund ta takonte Irja-n në aeroport.

Telefonata jashtë vendit ishte e kushtueshme, kështu që Marcus ia transmetoi detajet kryesore sikurse emrin e saj, e cila quhej Irja, dhe që e njëjta vinte nga Finlanda mirëpo që jetonte në New York City, duke ia treguar detajet e saj të fluturimit – si dhe që ajo do të vinte pas disa ditësh. Jesus pranoi pa hezituar.

Kur Irja mbërriti mes turmës në Aeroportin e Mexico City, Jesus ishte joshur nga ajo menjëherë. “Vetëm buzëqeshja e saj, sytë e saj”, kujton ai tani.

Irja, ndërkohë, ishte e rraskapitur. Ajo kishte shkuar drejtpërdrejt nga puna në aeroport, por sapo u prezantua me Jesus, ajo u ndje rehat në praninë e tij. “Ai duket i mirë”, kujton ajo duke menduar. Kishte diçka tek ai, që e kishte ‘ngrohur’ menjëherë.

Jesus e kishte pyetur nëse ajo ishte e uritur. Në atë kohë ai bënte dy puna, si dentist dhe punonte me kohë të pjesshme për biznesin e familjes së tij, dhe sapo kishte mbaruar ditën dhe ishte i uritur.

Ajo ishte e gatshme për të dalë për të ngrënë, kështu që iu drejtuan një restoranti aty pranë.

Ata filluan të bisedonin në veturë dhe biseda vazhdoi edhe në restorant. Ata biseduan për Meksikën, për New York-un dhe Finlandën, për mikun e tyre të përbashkët, Marcus, si dhe për udhëtimet e tyre.

“Unë po kënaqesha gjatë bisedës me të”, thotë Jesus. “Por gjithashtu, po kënaqesha me sytë e saj. Ishin sy të bukur dhe shkëlqenin”, shton ai, raporton CNN, përcjell Telegrafi.

“Nuk isha plotësisht në dijeni që isha dashuruar”, tha ai.

Ishte vonë kur arritën në restorant, dhe po ashtu shkoi më tepër vonë kur të dy e përfunduan.

Ata e kishin njohur njëri-tjetrin vetëm për disa orë, por lodhja që kishin ndjerë të dy më parë ishte tretur dhe ata donin të vazhdonin bisedën e tyre.

Jesus sugjeroi se në vend se ajo të shkonte në hotel ajo mund të qëndronte në apartamentin e vëllait të tij, që nuk ishte i zënë.

Duke e menduar tani, Irja thotë se ishte e ndërgjegjshme që rrezikoi, duke i besuar dikujt që ishte një i huaj.

Të nesërmen, Jesus e dërgoi Irjan përsëri në aeroport. Gjatë rrugës, ai u ndal në biznesin e familjes së tij, ku Irja takoi nënën dhe vëllain e tij.

Në aeroport, Irja dhe Jesus i dhanë lamtumirën njëri-tjetrin, duke shpresuar që do të takoheshin prapë një javë më vonë, kur Irja do të kthehej në Mexico City për t’u kthyer në shtëpi.

“Megjithatë unë shkova në Oaxaca City, dhe ende mendoj se ishte një nga përvojat e mia më të mira të udhëtimit”, thotë Irja, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.

Pavarësisht entuziazmit të saj për takimin me Jesus, dikë me të cilin ishte lidhur menjëherë, ajo ishte vërtet e lumtur që po pushonte pas një vere të vështirë.

Në rrugën e saj në New York, Jesus dhe Irja provuan të takoheshin përsëri, por për pak humbën njëri-tjetrin.

Papritur ata u gjendën për disa minuta pranë njëri-tjetrit, ata të dy i dhanë lamtumirën dhe premtuan të dy që t’i mbanin lidhjet.

Irja dhe Jesus vazhdonin t’i komunikonin me letra, dhe gjithashtu flisnin në telefon me raste, por komunikimi mbeti sporadik.

“Nuk kishte e-mail, dhe as FaceTime”, thotë Irja.

“Posta midis New York-ut dhe Mexico City ishte e parregullt”, vazhdoi ajo.

Një befasi që shkoi keq

Në nëntor të vitit 1991, tre muaj pas udhëtimit në Meksikë, një mundësi doli për Jesus të vizitonte New York-un për punë.

Ai ishte shume i emocionuar me idenë që do ta shihte atë përsëri sa vendosi ta befasonte atë duke i treguar asaj që ishte në New York me të mbërritur.

Jesus e ndali komunikimin me të në mënyrë që ta befasonte, mirëpo Irja ishte bërë konfuze me këtë situatë.

Kur Jesus dhe Marcus vizituan apartamentin e saj, u bë menjëherë e qartë që plani i tij ishte i keq.

Me t’u kthyer në Meksikë, ai ishte merakosur që e kishte dreqosur, ai u lehtësua kur mori një telefonatë nga Irja në festën e Falënderimeve.

Që kur ishte kthyer në New York, Irja kishte marrë mësime të gjuhës spanjolle dhe duke lexuar libra për historinë e Meksikës si dhe për kulturën.

Ajo vendosi të bënte një udhëtim tjetër për muajin janar 1992, dhe kësaj radhe do të qëndronte për 10 ditë, si dhe vendosi për destinacion qytetin Mexico City.

Gjatë udhëtimit të saj në janar të vitit 1992, Irja dhe Jesus më në fund patën mundësinë të ndërtonin lidhjen që kishte pasur shkëndija për herë të parë në Aeroportin e Mexico City.

Derisa Irja e kaloi pak pushimin duke udhëtuar vetëm, të dy gjithashtu ishin kënaqur duke eksploruar së bashku. Jesus gatoi për të ushqimin autentik meksikan “tamales”, si dhe i tregoi asaj vendet e tij të preferuara në qytet.

Ata udhëtuan së bashku në Taxco, një qytet i njohur për arkitekturën e tij dhe rrethinat e thyera malore.

Në mars, Irja udhëtoi për në Meksikë, për ta takuar atë për një fundjavë të gjatë. Disa muaj më vonë, në muajin maj të vitit 1992, Jesus u kthye në New York.

Sigurisht që Irja kishte takuar disa prej familjarëve të Jesus në Meksikë, por çifti nuk udhëtoi në Finlandë për ta takuar familjen e saj deri në vitin 1994.

Në dhjetor të vitit 1995, Irja dhe Jesus ishin martuar në një ceremoni civile, duke mbajtur një ceremoni të vogël fetare një vit më vonë.

Irja e cila kishte jetuar në New York për disa vjet, kishte Kartën Jeshile të SHBA-së. Pas martesës së tyre, Jesus kaloi një proces të gjatë emigracioni në SHBA.

Jesus braktisi stomatologjinë pasi zbuloi se do të duhej të rikualifikohej për disa vjet para se ta praktikonte këtë profesion në SHBA. Në vend të kësaj, ai filloi një biznes fotografish dhe për video.

Çifti ndërtoi me kënaqësi jetën e tyre në New York, dhe disa vjet më vonë mirëpriti një vajzë me emrin, Erica.

Sot, Irja dhe Jesus ende jetojnë në New York, të dy punojnë në spitale në qytet dhe drejtojnë biznesin e fotove dhe videove.

Në vitin 2021, Irja dhe Jesus do të festojnë 30-vjetorin që kur u takuan në Aeroportin e Mexico City, dhe 25 vjet që kur festuan martesën e tyre në New York. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori