LAJMI I FUNDIT:

Ndonëse vozit vet veturën e tij luksoze, Ronaldo është i shoqëruar vazhdimisht nga truprojet e tij me një eskortë

Ndonëse vozit vet veturën e tij luksoze, Ronaldo është i shoqëruar vazhdimisht nga truprojet e tij me një eskortë

Cristiano Ronaldo është mësuar të jetë i rrethuar me njerëz gjatë viteve dhe tani sulmuesi portugez e ka çuar kuptimin në një nivel të ri jashtë fushës.

Ndërsa 36-vjeçari u nis drejt stërvitjes të enjten në mëngjes, Ronaldo u pa duke vozitur veturën e tij luksoze të markës “Bentley” në Carrington me dy truprojat e tij personale që e ndiqnin nga afër.


Kjo paraqitje e tij vjen në mëngjes pasi United mbeti jashtë Kupës Carabao, me Bruno Fernandes dhe Co që humbën 1-0 nga West Ham, shkruan DailyMail.

Dhe nuk është hera e parë që Ronaldo është fotografuar me rojet e tij të sigurisë.

Ata u kapën nga paparacët, duke ndihmuar Ronaldon të hipte në një aeroplan me pjesën tjetër të skuadrës së United në fillim të këtij muaji, ndërsa ata po niseshin për në Zvicër për të përballur me Young Boys në Ligën e Kampionëve – një lojë të cilën Ronaldo shënoi, por United humbi në mënyrë spektakolare.

Të dy truprojet zakonisht rrinë afër Ronaldos pasi u ngarkuan me detyrën që ta mbajnë atë të sigurt dhe jashtë telasheve kur të kthehet në Angli.

Ndërsa dy rojet e sigurisë kanë qenë me Ronaldon për një kohë tani, burimet pranë futbollisti thonë se lojtari ka përdorur sigurimin gjatë gjithë kohës për ta mbrojtur atë, duke pasur parasysh statusin e tij prej një super ylli ndërkombëtar.

Një raportim nga DailyStar pohoi se ekipi i tij i truprojave përbëhet nga ish-ushtarë, oficerë policie dhe ‘oficerë të mbrojtjes së ngushtë’. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Roberti

Roberti "trazon" internetin, publikon foto me të dashurën Ana Skrel

Magazina
Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Magazina
Fitorja historike e Leverkusenit me Xhakën, gruaja e këtij të fundit publikon imazhe pas përfundimit të ndeshjes

Fitorja historike e Leverkusenit me Xhakën, gruaja e këtij të fundit publikon imazhe pas përfundimit të ndeshjes

Magazina
“Egla Ceno figuron e martuar në Shqipëri” Ish-banorja e BBVA ia zbulon sekretin

“Egla Ceno figuron e martuar në Shqipëri” Ish-banorja e BBVA ia zbulon sekretin

Magazina
Adelina Tahiri shfaqet joshëse në pushimet e saj në Dubai

Adelina Tahiri shfaqet joshëse në pushimet e saj në Dubai

Magazina
Fejohet vajza e Bekim Jasharit, bashkë me të fejuarin vizituan varret e Hamëz dhe Feride Jasharit

Fejohet vajza e Bekim Jasharit, bashkë me të fejuarin vizituan varret e Hamëz dhe Feride Jasharit

Magazina
Kalo në kategori