Disa viruse janë “të rrezikuar” direkt nga moti i ftohtë. Kanë një gamë temperature në të cilën mbijetojnë, e cila varet nga mbështjellësi i tyre, përkatësisht shtresa e lipideve të cilat e rrethojnë virusin

Pikërisht për shkak të kësaj shtrese është me rëndësi të lahen duart me sapun, sepse ai e zbërthen substancën yndyrore, transmeton Telegrafi.

Kur temperatura bie vrullshëm, ajo ndryshon edhe sjelljen e popullatës njerëzore. Kjo ka veprim të dyfishtë – më pak do të dalim nga shtëpia, dhe më pak do të jemi në kontakt me njerëzit në ambient të jashtëm, mirëpo gjithësi do të jemi në kontakt më të madh me ata me të cilët jetojmë.

Australianët kohë më parë kanë shpresuar që dimri i cili po arrin do të “vrasë” koronën, mirëpo ekspertët e tyre kanë shpjeguar që nuk është ashtu.

“Hulumtimet e coronavirusit ende po vazhdojnë, mirëpo duhet patjetër të vërejmë që ai është përhapur në gjithë planetin, pa marrë parasysh se në cilën zonë klimatike gjendet. Kjo sugjeron që virusi nuk është aq i ndjeshëm ndaj ndryshimeve të temperaturave”, ka thënë pulmologu Tom Kotsimbos nga Melburni.

Virusin në shtetet me mot shumë të ngrohtë apo shumë të ftohtë e kanë sjellë njerëzit të cilët kanë udhëtuar nga vatrat, andaj mjaft shumë varet nga pasqyra imunologjike e popullatës, shton dr. Meru Sheel nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe Epidemologjiki Australisë.

“Ne ende nuk dimë mjaft për këtë virus për të mësuar se a reagon ndaj kushteve të motit. Mirëpo ekzistojnë indikacione që vendimtareështë se çfarë imuniteti kanë banorët e disa shteteve në të cilat virusi po bën kërdi, por jo ajo në çfarë kushte të motit jetojnë”, thekson ajo për “Guardian”. /Telegrafi/