LAJMI I FUNDIT:

Ndikimi i kalciumit në zemrën e femrave

Ndikimi i kalciumit në zemrën e femrave

Femrat të cilat kanë nivel më të lartë të kalciumit në organizëm, kanë rrezik dy herë më të madh nga pësimi i sëmundjeve të zemrës në krahasim me ato të cilat kanë nivel normal.

Në studimin e ri, të cilin e kanë bërë studiuesit nga Universiteti i Upsalës në Suedi, theksohet se si konsumimi shtesë i kalciumit mund ta dëmtojë më shumë organizmin sesa t’i bëjë mirë atij, sidomos në rastin e "mbidozës".

Qindra mijëra femra të moshave mbi 50 vjeç, konsumojnë kalcium shtesë në mënyrë që ta parandalojnë paraqitjen e osteoporozës ose dobësimit të eshtrave. Por, studimi i ri zbulon se femrat që konsumojnë sasi dyfish më të larta sesa ajo e rekomanduara, kanë rrezik më të madh nga vdekja si rezultat i sëmundjeve kardiovaskulare.


Në studim kanë marrë pjesë 61.443 femra të moshave prej 50 vjeç e më shumë, ndërsa gjendja e tyre është ndjekur gjatë 19 vjetëve. Rezultatet kanë zbuluar se gjatë 19 vjetëve të fundit, 17 për qind e femrave që kanë marrë pjesë në studim kanë vdekur: 32 për qind nga sëmundjet kardiovaskulare, 16 për qind nga sëmundjet e zemrës dhe 8 për qind nga sulmi në tru.
/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori