LAJMI I FUNDIT:

Ndeshjet e Serie A shtyhen për një datë të pacaktuar: Kur ta lejojnë kushtet shëndetësore

Ndeshjet e Serie A shtyhen për një datë të pacaktuar: Kur ta lejojnë kushtet shëndetësore

Serie A e ka anuluar datën për rikthim në aksion që ishte caktuar kah fundi i majit dhe tash futbolli do të kthehet atëherë kur “do ta lejojnë kushtet shëndetësore”.

Të premten është mbajtur një mbledhje ndërmjet Lega Serie A dhe Unionin e Lojtarëve Italianë (AIC) për të diskutuar ricaktimin e datës për sezonin 2019/2020 dhe zvogëlimin e pagave si pasojë e pandemisë së coronavirusit.


Ndërkohë që nuk është arritur një marrëveshje për pagat, Serie A ka konfirmuar një deklaratë se është shtyrë në një datë të pacaktuar.

(Foto: Emanuele Cremaschi/Getty Images/Guliver)

Në njoftim është thënë se të gjitha 20 klubet ishin pjesëmarrëse përmes videokonferencës dhe u vendos që futbolli të kthehet kur këtë gjë do ta lejojnë kushtet shëndetësore.

Ky vendim vlen si për ndeshjet e Serie A, ashtu edhe për ato të Kupës së Italisë. Lega Serie A do ta përcjellë situatën e krijuar si pasojë e COVID-19 dhe pasojat në aspektin shëndetësor, ekonomik, rregullativ, sportiv dhe shqyrtimin e rrezikut – para se të caktojë një datë për rikthimin e ndeshjeve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Premier League
Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Kalo në kategori