LAJMI I FUNDIT:

Ndërtimi i rrugës në Polac përfundon në gusht

Ndërtimi i rrugës në Polac përfundon në gusht

Ministri i Infrastrukturës (MI), Fehmi Mujota, dhe përfaqësues të komunës së Skenderajt, vizituan punimet që po bëhen gjatë asfaltimit të rrugëve të fshati Polac. Gjatë kësaj vizite, ministri Mujota tha se po bëhet një punë e madhe në ndërtimin e rrugëve të vendit tonë.

Ministri i Infrastrukturës Fehmi Mujota u shpreh i kënaqur me nivelin e punimeve-asfaltimit të këtyre rrugëve.

Punimet në këto rrugë janë në përfundim e sipër, dhe kapin vlerën financiare prej 627 mijë euro.

Gjatësia e rrugës R102, si rrugë lidhëse është 1.3 kilometra. Ndërsa, gjatësia e rrugës lokale të këtij fshati është 1.8 kilometra.

Këto projekte do të përfundojnë në muajin gusht të këtij viti, ndërsa projektin është duke e realizuar kompania “Kalaja”. /Telegrafi/