Ndërtimi i çerdhes në lagjen ‘Arbëria’ krijon edhe 91 vende pune

Numri i punëtorëve që do të angazhohen ne realizimin e këtij projekti është 141 prej tyre 91 punëtorë përzgjidhen nga enti i punësimit.
“Tashmë është hapur konkursi për pranimin për 91 vende e lira te punës. Në këtë mënyrë, po i jepet një kontribut modest zbutjes së papunësisë në komunën tonë”, thuhet në komunikatën e komunës së Prishtinës.
Shuma e mjeteve që do te investohet në çerdhe është deri 440,000 euro. Ky projekt realizohet në bashkëfinancim me IOM, përmes projektit “Kosova e Bukur”. Nga 440,000 euro sa do të investohen, Komuna e Prishtinës investon 210.000 euro, ndërsa Bashkimi Evropian investon 230.000 euro. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































