Site icon Telegrafi

Ndërron jetë prokurori Esat Ademi

Prokuroria Themelore ne Gjilan njofton se sot ka ndërruar jetë prokurori Esat Ademi.

I ndjeri Esat Ademi ishte prokuror në Departamentin e Përgjithshëm, në Prokurorinë Themelore në Gjilan.

“Kryeprokurori dhe gjithë stafi i prokurorisë Themelore në Gjilan, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe gjithë miqtë e të ndjerit. Gjithë stafi i Prokurorisë Themelore në Gjilan, gjithmonë do ta kujtojë me respekt dhe nderim!”.

Ndryshe, të afërm të të ndjerit në rrjetet sociale shkruajnë se prokurori Ademi ishte i infektuar me coronavirus. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version