LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë një person i prekur me COVID-19 në Vushtrri

Ndërron jetë një person i prekur me COVID-19 në Vushtrri

Drejtori komunal i Shëndetësisë në Komunën e Vushtrrisë, Sylejman Meholli, ka bërë të ditur se sot në mbrëmje ka ndërruar jetë një pacient i prekur me COVID-19 në spitalin e Vushtrrisë.

Meholli ka thënë se aktualisht në Komunën e Vushtrris janë 243 raste aktive me COVID-19.


“Jemi pranë Qendrës Mjekësore Familjare  në Vushtrri ku funksionon shërbimi i emergjencës. Nga ora 19:00 e deri në këto çaste kur po flasim tani, kanë kërkuar shërbim 20 pacientë; ndërsa kanë marrë trajtim në shtëpi 5 pacientë të tjerë”, tha Meholli për Klan Kosova.

“Jo të gjithë janë me COVID-19. Shumica kanë qenë të specifikave të tjera të problemeve shëndetësore”.

I pyetur se raste aktive janë aktualisht në Komunën e Vushtrrisë, Meholli ka thënë se janë 243 raste aktive.

“Aktualisht kemi 243 raste aktive në komunën tonë dhe kemi 15 pacientë që po marrin trajtim spitalor për COVID-19”.

“Sot para disa orëve kemi pasur edhe një pacient që ka ndërruar jetë – i prekur me COVID-19. Ngushëllime familjes Selaci që kanë humbur më të dashurin e tyre”, tha Meholli.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori