LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë aktorja Rhonda Fleming

Ndërron jetë aktorja Rhonda Fleming
Rhonda Fleming (Foto: Variety)

Aktorja Rhonda Fleming, flokëkuqja e zjarrtë që u shfaq me Burt Lancaster, Kirk Douglas, Charlton Heston, Ronald Reagan dhe yje të tjerë të filmit të viteve 1940 dhe 1950, ka vdekur.

Ajo ndërroi jetë në moshën 97 vjeçare.


Ndihmësja e Fleming, Carla Sapon tha për New York Times se aktorja vdiq të mërkurën në Santa Monica, Kaliforni.

Rhonda Fleming (Foto: Variety)

Nga filmi i saj i parë me ngjyra, “A Connecticut Yankee in King Arthur’s Court” (1949) me Bing Crosby, Fleming u bë jashtëzakonisht e popullarizuar tek producentët për shkak të ngjyrave të saj atraktive.

Para se Reagan të hynte në politikë, aktorja bashkë-luajti me të në “Hong Kong”, “Tropic Zone”, “The Last Outpost” dhe “Tennessee’s Partner”.

“Ai i befasoi të gjithë, sepse ai kurrë nuk u shikua në një pasqyrë”, tha ajo një herë për Reagan. “Për sa aktorë mund të thuash këtë?”.

Artistja tashmë e ndjerë zotëronte po ashtu një zë të shkëlqyeshëm për të kënduar, dhe më vonë në karrierën e saj këndoi në një skenë në Las Vegas.

Rhonda ishte pjesëmarrëse edhe në shumë filma të tjerë përfshirë këtu, “While the City Sleeps” dhe “Serpent of the Nile”.

Rhonda Fleming (Foto: Variety)

Ajo lindi në Los Angeles më 1923. E njëjta për disa vite kishte qenë e martuar me Thomas Lane.

Pas kësaj, artistja amerikane u martua me Ted Mann. Disa vite pasi vdiq ky i fundit, Fleming u martua për herë të gjashtë me Derol W.Carlson, i cili ndërroi jetë në vitin 2017. /Telegrafi/

Rhonda Fleming (Foto: Variety)

Në trend Magazina

Më shumë
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision:

Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë

Magazina
Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Magazina
Xhuli: Në Kosovë nuk do të bëhet më luftë, por nëse bëhet Vedati do të ikë përsëri - ai është 'Komandant Bllaca'

Xhuli: Në Kosovë nuk do të bëhet më luftë, por nëse bëhet Vedati do të ikë përsëri - ai është 'Komandant Bllaca'

Magazina
Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Magazina

"Është martuar me një shtetas italian për letra", vëllai i Egla Cenos tregon se si qëndron e vërteta e martesës së saj fiktive

Magazina
Tuna reagon e revoltuar: Alamet burra - gjysma dhunues e vrasës, gjysma thashethemegjinj

Tuna reagon e revoltuar: Alamet burra - gjysma dhunues e vrasës, gjysma thashethemegjinj

Magazina
Kalo në kategori