LAJMI I FUNDIT:

Ndarja e krevatit me fëmijën, e rrezikshme

Ndarja e krevatit me fëmijën, e rrezikshme

Ndarja e shtratit me një të porsalindur rrit pesë herë rrezikun e vdekjes së papritur, pohon një studim i fundit kërkimor.

Pavarësisht se çfarë stili jete bëjnë këta të fundit, rreziku vlen edhe nëse prindërit shmangin duhanin, alkoolin dhe drogat, faktorë të tjerë të lidhur fort me vdekjet.

Hulumtimi i ‘Open BMJ’ krahasoi gati 1,500 vdekjet e papritura me një grup kontrolli prej më shumë se 4.500 prindërish. Udhëzimi aktual thotë se është alternativë më e sigurt një krevat fëmijësh apo djep në të njëjtën dhomë. Një shkak mund të jetë edhe mbytja aksidentale.

Pavarësisht rënies së shitjeve të krevateve të bebeve që nga viti 1990 në Britaninë e Madhe, ekspertët thonë se vendi më i sigurt për bebet është djepi ose krevati i tyre.

Shumë vende të tjera, të tilla si SHBA dhe Holanda shkojnë më tej dhe thonë se prindërit nuk duhet të ndajnë një shtrat me fëmijën e tyre për tre muajt e parë të jetës së tij apo të saj. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori