Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka marrë vendim që të anulohet qarkullimi i mjeteve të transportit në drejtim të parkut “Gërmia”.
Ky vendim përjashton autobusëve të linjës 4 të NPL “Trafiku Urban”, automjeteve të policisë së Kosovës, të KFOR-it, të EULEX-it, të NPL “Gjelbër”, të KRM “Pastrimi”, të Drejtorisë së Inspektoratit dhe automjeteve emergjente.
Po ashtu, në njoftim thuhet se “linja 5 e transportit publik do të punojë sipas itinerarit dhe orarit të rregullt deri në Sofali”./Telegrafi/