LAJMI I FUNDIT:

Ndalet City, avancon Tottenhami

Ndalet City, avancon Tottenhami

Manchester City ka luajtur baras, 1-1, kundër Evertonit në takimin e zhvilluar të shtunën në Etihad Stadium.

Të parët kaluan në epërsi mysafirët me anë të Marouane Fellaini (33’).

Vendasit fituan një penalti pas një ndërhyrjeje në Edin Dzekon, ndërsa Carlos Tevez ishte i saktë nga pika e bardhë (43’).


Kjo pikë e fituar e pozicionon Manchester Cityn në krye të tabelës me pikë të barabarta me Manchester Unitedin, mirëpo me fitore eventuale kundër Readingut, Djajtë e Kuq do të distancohen tri pikë.

Ndërkaq, Tottenhami ka fituar me rezultat 3-0 si mysafir i Fulhamit, me golat e Sandro (56’) dhe Jermain Defoe (72’ dhe 77’).

Tottenham Hotspur është në pozitën e katërt në tabelë, me pikë të barabarta me Chelsean që gjendet një vend më lartë dhe West Bromwich Albionin që gjendet një pozitë më poshtë. /Telegrafi/