Site icon Telegrafi

Ndahet nga jeta veprimtari Nezir Gashi

Ka ndërruar jetë  veprimtari dhe ish i burgosuri politik, Nezir Gashi, i cili ishte kryetar nderi i LDK-së në Pejë..

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i cili e ka vlerësuar si një njeri të urtë e punëtor që tërë jetën ia kushtoi kauzës tonë për liri dhe pavarësi.

“Sot, në 31 vjetorin e themelimit të LDK-së, me pikëllim mora lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta bashkëpunëtorit tonë dhe veprimtarit të palodhshëm të LDK-së, Nezir Gashi”, ka shkruar Mustafa në një postim në Facebook.

“Veprimtarin Nezir Gashi do ta kujtojmë çdo herë si atdhetar, intelektual, njeri të urtë e punëtor që tërë jetën ia kushtoi kauzës tonë për liri dhe pavarësi. Vdekja e tij nuk është humbje vetëm për familjen por edhe për të gjithë miqtë, Komunën e Pejës dhe LDK-në”.

“Në emrin tim personal dhe të LDK-së i shpreh ngushëllime familjes Gashi, miqve, bashkëpunëtorëve dhe gjithë qytetarëve të Komunës së Pejës”, ka shkruar Mustafa.

Nezir Ibish Gashi i lindur më 21 prill 1934 në Mamurras të Shqipërisë, është veprimtar i kauzës së shenjtë kombëtare. /Telegrafi/

Exit mobile version