LAJMI I FUNDIT:

Ndahen çmimet në festivalin e filmit në Durrës

Ndahen çmimet në festivalin e filmit në Durrës

Janë ndarë çmimet e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Durrës, dhe çmimin e "Gladiatorit të Artë", si filmi më i mirë e ka marrë filmi "The last days of Emma Blank" nga Alex van Warmerdam.

Çmimi i regjisorit më të mirë ka shkuar në duart e Severine Cornamusaz për filmin "Animal heart", ndërkaq si aktorja më e mirë është vlerësuar Ronit Elkabetz në filmin "Ashes and bones" nga Fanny Aradant dhe si aktori më i mirë është shpallur aktroi shqiptar Blerim Destani për rolin e tij në filmin "Dossier K" të regjisorit Jan Verheyen.

I njëjti film ka marrë edhe çmimin special të jurisë. Sa i takon seksionit të filmave "Balkan ëorld", si filmi më i mirë ballkanik është vlerësuar filmi "Medal of honour" nga Calin Peter Netzer, çmimi i audiencës i ka shkuar filmit "Besa" të Serdjan Karanovic dhe ai i kritikës sërish për filmin "Medalja e nderit" të Calin Peter Netzer. Në seksionin e filmave të shkurtër të studentëve shqiptarë, më i miri është shpallur "Jinx in a Jiffy" nga Gentian Koçi, student i Akademisë së Filmit dhe Multimedias "Marubi", ndërkohë që vlerësime speciale kanë marrë filmat "Brenda" nga Adhurim KIDA student në fakultetin e Arteve në Prishtinë, "Marrëveshja" një film nga Lorina Beci studente në Akademinë e Arteve në Tiranë.
Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Durrës, në edicionin e këtij viti ka dhënë edhe një çmim karriere Kryzystof Zanussi si edhe Dhimitër Xhuvanit, Agim Qirjaqit, Bekim Fehmiut dhe Tinka Kurtit.


“Ka një përzgjedhje interesante që dëshmon cilësitë e ndryshme kinematografike në Evropë dhe në rajon. Gjithë rajoni i Ballkanit është në tranzicion dhe në krizë ekonomike dhe morale. Filmat trajtojnë pikërisht ekstraktin e kësaj krize," pati thënë kryetari i jurisë, Isa Qosja.

Për kineastët Evropianë realitetet në Ballkan janë përtej ekzotikes. Ato janë të prekshme, të një hapësire gjeografike që ndodhet në rrugëtimin e vështirë drejt shtëpisë së përbashkët, Evropës. Evropa dhe Ballkani. Pranë dhe larg. Për herë të parë në këtë edicion të tretë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Durrës kineastët Evropianë i janë drejtuar kësaj ideje përmes pasqyrimit të realiteteve që po përjeton Ballkani sot, në rrugëtimin e tij drejt Evropës. /Ballkanweb/Telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
I kanë thënë të mençurit...

I kanë thënë të mençurit...

Kulture
FJALË DASHURIE

FJALË DASHURIE

Fjala+
KUR U FUTA

KUR U FUTA

Poezi
PUTHJA

PUTHJA

Poezi
Të gjithë janë krijues

Të gjithë janë krijues

Kulture
KTHIM NË SHTËPI

KTHIM NË SHTËPI

Fjala+
Kalo në kategori