Site icon Telegrafi

Ndahen Avril Lavigne dhe Tyga

Avril Lavigne dhe Tyga janë ndarë vetëm katër muaj pasi bënë publike romancën e tyre.

Rokerja, 38 vjeçe dhe reperi, 33 vjeç, të cilët njoftuan lidhjen në shkurt pasi u fotografuan në Nobu Malibu, thuhet se kanë hequr dorë nga njëri-tjetri.

Pavarësisht kësaj, dyshja e famshme raportohet se kanë mbetur në marrëdhënie të mira.

Foto: Getty Images

Sipas TMZ, zgjedhja e Avril dhe Tyga për t’i dhënë fund lidhjes së tyre ishte një ‘vendim i ndërsjellë’.

Lexo po ashtu Tyga i bën dhuratë Avril Lavignes një gjerdan diamanti në vlerë 75 mijë eurosh

Ndarja e supozuar vjen pasi Avril përfundoi datën e fundit të turneut të saj botëror “Love Sux”.

Foto: Shutterstock

Gjatë pjesës evropiane të turneut të saj, rokerja e “I’m a Mess” mori vëmendje me një gjerdan prej 80 mijë eurosh, të cilin ia bleu Tyga.

Avril konfirmoi në mars se kishte nisur një romancë me reperin Tyga, pas ndarjes së saj nga i fejuari, Mod Sun.

Foto: Instagram

Me këtë të fundit u fejuan në një udhëtim për Paris në mars të vitit 2022. /Telegrafi/

Foto: Getty Images
Exit mobile version