LAJMI I FUNDIT:

NBA: Shkëlqejnë dyshja Howard – Bryant

NBA: Shkëlqejnë dyshja Howard – Bryant

Dwight Howard dhe Kobe Bryant krijuan një kombinim fantastik për t’i dhënë Los Angeles Lakers fitoren bindëse 104-88 ndaj Milwaukee Bucks.

Howard ishte dominues para koshit duke shënuar 31 pikë dhe 16 kërcime në ndeshjen e tij të dytë që nga rikthimi nga lëndimi, derisa Bryant kontrolloi perimetrin e jashtëm duke shënuar po 31 pikë dhe gjashtë asistime. Fitorja ishte e dyta radhazi për Lakers dhe e 17-ta e sezonit (21 fitore).

Monta Ellis udhëhoqi me 17 pikë te te Milwaukee, që shijoi disfatën e 18-të të sezonit (19 fitore). /Telegrafi/