LAJMI I FUNDIT:

NBA: LeBron më i riu me 20 mijë pikë

NBA: LeBron më i riu me 20 mijë pikë

LeBron James realizoi 25 pikë në fitoren 92-75 të Miami Heat kundër Golden State Warriors, duke u bërë lojtari më i ri që shënon 20 mijë pikë në karrierë.

“Kjo ka rëndësi shumë të madhe për mua. Jam i bekuar që kam qenë shëndoshë e mirë që t’i luajë tërë këto ndeshje. Jam falënderues ndaj bashkëlojtarëve të mi që më ndihmuan ta thyej këtë rekord”, ka thënë ai.

LeBron, i cili ka 28 vjet e 17 ditë, ia ‘vodhi’ rekordin Koby Bryantit, i cili ishte 29 vjet e 122 ditë i vjetër kur i shënoi 20 mijë pikë.


Në ndeshjen e mbrëmshme, James realizoi edhe 10 asistime, duke e arritur kështu shifrën e 5 mijë asistimeve në karrierën e tij./Telegrafi/