LAJMI I FUNDIT:

NATO tregon muskujt pranë kufirit rus (Foto)

NATO tregon muskujt pranë kufirit rus (Foto)

Anëtarët e NATO-s kanë organizuar ushtrimin e parë ushtarak të përqendruar në kalimin e ashtuquajtur të Suwalkit (në verilindje të Polonisë), e konsideruar si një pikë kritike për sigurinë e aleatëve baltikë, në kuadër të tensioneve me Moskën.

Kjo pjesë e ngushtë e tokës në kufirin polako-lituanez shtrihet në 60-100 kilometra mes enklavës ruse shumë të militarizuar të Kaliningradit dhe Bjellorusisë, një aleat i afërt i Kremlinit, raporton AFP.

Sipas specialistëve, bëhet fjalë për thembrën e Akilit në krahun lindor të NATO-s, pasi pushtimi i mundshëm i saj mund të izolojë tre anëtarët baltikë të Aleancës Atlantike (Estoni, Letoni dhe Lituani).


Presidentja lituaneze, Dalia Grybauskaite theksoi se manovra, që konsiston në një transferim të forcave aleate që nga Polonia, nëpërmjet kalimit të Suwalkit, drejt vendit të saj përbën një mesazh të fortë për kapacitetin dhe angazhimin e NATO-s për të garantuar sigurinë në rajon.

“Manovra e Suwalkit ka përfshirë më shumë se 1500 ushtarë amerikanë, polakë, britanikë dhe lituanezë”, theksoi kapiteni amerikan, Jason Koontz, zëdhënës për manovrat shumëkombëshe.