Site icon Telegrafi

NATO tregon dhëmbët në portën e Rusisë (Video)

Rreth 4.000 trupa ushtarake nga 11 shtete anëtare të NATO-s kanë nisur prej disa ditësh stërvitjen në rajonet e vendeve baltike, pranë kufirit me Rusinë.

Raportohet se tensionet mes Rusisë dhe NATO-s kanë arritur shkallën më të lartë të tyre që prej Luftës së Ftohtë, ndërsa kjo ka bërë që Aleanca e Atlantikut të Veriut të mobilizohet ushtarakisht në kufirin mes Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë me Rusinë.

Në brendësi të territorit lituanez po zhvillohet edhe një ndër stërvitjet më të mëdha të NATO-s, duke iu përshtatur edhe terrenit të thellë malor të shoqëruar me temperatura disa gradë nën zero dhe me reshje të dendura dëbore, tipike si klima e territorit rus, transmeton syri.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka paralajmëruar se nuk do të ngurronte të mbrojë rusët kudo që jetojnë, fjalë që janë perceptuar si kërcënime, duke pasur parasysh që në vendet baltike jetojnë një numër i madh banorësh me etni ruse.

Exit mobile version