Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev, ka kërcënuar së fundmi Perëndimin me “apokalips bërthamor”.

E ndaj kësaj deklarate ka reaguar i pari i Aleancës Veri-Atlantike, Jens Stoltenberg, transmeton Telegrafi.

“Çfarëdo përdorimi i armëve bërthamore është absolutisht i papranueshëm, që rrënjësisht ndryshon rrjedhën e luftës, kurse Rusia duhet ta dijë që luftë bërthamore nuk mund të ketë dhe kurrë nuk do të duhej të zhvillohej një e tillë”, shtoi kreu i NATO-s.

“Kur shohim këtë lloj të retorikës bërthamore nga Rusia, nga presidenti Putin, është diçka që duhet ta marrim seriozisht – e pikërisht për këtë po dërgojmë porosi të qartë se kjo do të ketë pasoja të rënda për Rusinë”, tha ndër tjera kreu i Aleancës më të madhe ushtarake në botë.

Reklama
Reklama

Kujtojmë që edhe vet presidenti rus Vladimir Putin ka kërcënuar me përdorim të armëve bërthamore, gjatë fjalimit të tij ku edhe urdhëroi mobilizimin e pjesshëm.

E ministri rus i Mbrojtjes, bëri të ditur se bëhet fjalë për 300 mijë rezervistë që do të dërgohen në Ukrainë për të luftuar. /Telegrafi/