Napoli kërkojnë shërbimet e Gianluigi Donnarummas nëse portieri nuk arrin marrëveshje për kontratën e re me Milanin, raportojnë Corriere dello Sport dhe Tuttosport.
Maurizzio Sarri po kërkon një portier të ri, i cili do të zëvendësonte sezonin e ardhshëm Pepe Reinan.
Deri më tani skuadra napolitane ka vëzhguar për së afërmi Wojciech Szczesny, Lukasz Skorupski dhe Bernd Lenon.
Donnarumma ka një kontratë të vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2018, por nëse Donnarumma do të largohet nga San Siro, ka të ngjarë të shkojë jashtë vendit, gjegjësisht te Manchester City apo Manchester United.
Megjithatë, Napoli ka një avantazh shumë të rëndësishëm – Donnarumma është nga Castellammare di Stabia, qytezë në gjirin e Napolit, kështu që kjo do të ishte një kthim në shtëpi. /Telegrafi/