Napoli është bërë klubi i parë në Serie A që pushoi përkohësisht stafin që nuk luan si rezultat i krizës së coronavirusit.

Sipas mediumit Sport Mediaset, 30 punonjës të Napolit, disa prej të cilëve kanë punuar nga distanca, nuk do të paguhen për dy muaj.

Për dallim nga vendet e tilla si Danimarka dhe Mbretëria e Bashkuar, qeveria italiane nuk njoftuar ende një skemë të punës mbi pagat e punëtorëve që nuk mund të shfrytëzohen për shkak të pandemisë.

Ekipet italiane pritet të rifillojnë stërvitjet më 4 maj, tri janë hipotezat e rinisjes së kampionatit Ekipet italiane pritet të rifillojnë stërvitjet më 4 maj, tri janë hipotezat e rinisjes së kampionatit

Napoli gjithashtu duhet të trajtojë çështjen e pagave të skuadrës së parë, me Lega Serie A që lejojnë klubet të ulin deri në 1/3-tën e fitimeve mujore të lojtarëve.

Idenë e Napolit thuhet se do ta ndjekin edhe disa skuadra tjera italiane për të suspenduar përkohësisht punonjësit e klubit. /Telegrafi/