LAJMI I FUNDIT:

Naomi Watts dëshiron kohë për familjen

Naomi Watts dëshiron kohë për familjen

Aktorja e njohur, Naomi Watts, dëshiron kohë për familjen e saj dhe është e lumtur që filmi i saj i radhës me Robert Pattinson është shtyrë që të ketë më shumë kohë për djemt e saj.

Aktorja e nominuar për Oscar, që është e martuar me aktorin Liev Schreiber që nga viti 2005, është e lumtur që filmi “Queen of the Desert” me Robert Pattinson është shtyrë sepse ajo mezi pret që të dalë dhe të shijojë momentet me dy djemt e saj Alexander dhe Samuel.

“Është momenti kur kërkoni pushim. Nuk e di se kur, por do ta marr. Nuk mund të udhëtoj shumë tani sepse kam udhëtuar shumë edhe vitin e kaluar. Ka qenë një viti shumë i gjatë për djemt e mi dhe për mua, prandaj mezi pres të jem në shtëpi me ta”, ka thënë Watts. /Telegrafi/