Ish-shefi i Task Forcës Antikorrupsion, Nazmi Mustafi, dhe mbrojtja e tij pretendojnë se procesi gjyqësor ndaj tij nuk ka kredibilitet, meqë dëshmitarin kryesor, Pashk Mirashi, e kanë shpallur si dëshmitar bashkëpunues.
Në seancën që u mbajt të mërkurën në Gjykatën e Qarkut në Pejë, avokati mbrojtës i Mustafit, Bajram Tmava, ka drejtuar akuza në gjykatat, e sidomos te gjyqtarët e EULEX-it, siç ka thënë ai, për manipulim me rastin e shpalljes së dëshmitarëve bashkëpunues, shkruan “Koha Ditore”.
Ai ka paralajmëruar se do t’i paraqesë kërkesë panelit gjykues për shpallje të papranueshme të të gjitha provave që i ka ofruar Mirashi. “Është vërtetuar se gjyqësia, e sidomos EULEX-i, po manipulon me dëshmitarët bashkëpunues, kjo ka ndodhur edhe sot”, u shpreh Tmava.
Ndërkohë, derisa i ka shtruar pyetje dëshmitarit, Nazmi Mustafi ka folur për pasuritë milionëshe të dëshmitarit që konsiderohet edhe prova kryesore kundër tij. Procesin që po zhvillohet kundër tij Mustafi e ka quajtur tendencë që ta heqin nga vendi i punës dhe ta diskreditojnë personalisht.
Marrja në pyetje e dëshmitarit bashkëpunues, Pashk Mirashi, nga mbrojtja është shndërruar në akuza dhe zbulim të pasurive milionëshe të tij. Vetë Nazmi Mustafi ka përmendur shifra milionëshe sa Mirashi dyshohet për përvetësim të kundërligjshëm në dëm të Bankës Kreditore në kohën sa ai ka qenë në pozitën e likuidatorit. Ai ka thënë se janë 16 milionë euro që nuk u dihet ku kanë mbetur, të cilat i ka lëshuar ai si kredi grupit “Hysi”.
Pastaj një restorant në vlerë prej 220 mijë eurosh dhe një qendër e regjistrimit të automjeteve në Gjakovë, në vlerë prej 670 mijë eurosh, pronë e Mirashit. Këto dy të fundit nuk i ka kundërshtuar as Mirashi.
“Banka Qendrore ju ka akuzuar për 16 milionë euro”, ka thënë Mustafi.
Dhënien e 28 mijë eurove nga ana e Mirashit dhe miqve të tij, vëllezërve Zherka kinse të destinuara për Mustafin, ky i fundit i ka quajtur shpifje që janë bërë kundër tij. Ndërsa, tërë procesin e quan tendencë diskreditimi.
“Është tendencë të hiqem nga vendi i punës dhe të diskreditohem”, ka thënë Mustafi.
Dëshmitari Mirashi kishte deklaruar se ishte kushtëzuar nga Mustafi me procedim të një lënde kundër tij dhe për ndihmë në shërimin e djalit të sëmurë. E kusht kishin qenë 50 mijë euro të kërkuara, 28 mijë prej të cilave u kishte dhënë vëllezërve Zherka.
Mustafi kishte kërkuar sqarime rreth këtyre pretendimeve, duke shtuar më pas se veprimet që i ka ndërmarrë kanë qenë në përputhje me punën si prokuror, në rastin e hetimit të ish-guvernatorit Hashim Rexhepi.
Dëshmitari nuk ka qenë në gjendje të ofrojë ndonjë dëshmi ku Mustafi t’i ketë kërkuar para apo ndonjë shërbim tjetër atij. Ai vetëm ka thënë se një herë ka biseduar në telefon me Mustafin, në kohën kur ai ka qenë prokuror, por nuk i kishte thënë se kush është.
“Kam folur me Nazmi Mustafin, por nuk e ka përmendur emrin e tij ”, ka thënë Pashk Marashi.
Ndërsa, në pyetjet e avokatit Tmava, Mirashi ka thënë se në rastin e gjykimit të tij të parë, ku prokuror kishte qenë Nazmi Mustafi, ai kishte kërkuar përjashtimin e tij, gjë që në seancën për konfirmim të aktakuzës rastin e kishte marrë EULEX-i, dhe kishte vepruar sipas kërkesës së tij. E pyetjet e shumta të avokatit Tmava kanë qenë për qartësimin e pozitës së klientit të tij, Mustafi, dhe ndërlidhja me kushtëzimet e pretenduara nga ai.
Dëshmitari bashkëpunues është marrë në pyetje edhe nga mbrojtja e vëllezërve Zherka. Avokatët Kastriot Spahija dhe Hamijete Miftari kanë kërkuar sqarime për 28 mijë eurot e dhëna klientëve të tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën