Site icon Telegrafi

Mustafa takoi zëvendësndihmës Sekretarin e shtetit të SHBA-ve

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa bashkë me nënkryetarët, Agim Veliu, Lutfi Haziri dhe Kryetarin e Grupit Parlamentar, Avdullah Hoti janë takuar me Matthew Palmer, zëvendësndihmës Sekretar i shtetit të SHBA-ve dhe Colleen Hyland e ngarkuar me punë në Ambasadën Amerikane.

Kryetari Mustafa bisedoi për zhvillimet aktuale politike në Kosovë, qëndrimet e LDK-së dhe për përkrahjen e shtetit amerikan për Kosovën.

“Kosova do t’ju jetë përherë mirënjohëse për kontributin tuaj të pazëvendësueshëm për popullin dhe shtetin e Kosovës”, ka thënë Mustafa.

Matthew Palmer e falënderoi kryetarin Mustafa për pritjen duke inkurajuar LDK-në të ketë rol konstruktiv në zhvillimin e vazhdueshëm të Kosovës.

Ai poashtu, theksoi përkrahjen e mëtejshme të SHBA-ve për Kosovën në të gjitha fushat. /Telegrafi/

Exit mobile version