Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa sot është takuar me ish të Dërguarin e Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Kai Eide.
Siç njofton LDK, gjatë takimit është diskutuar për çështje aktuale politike në vend, rrugën euro-atlantike të Kosovës dhe rolin e LDK-së në të gjitha këto procese.
“Kryetari Mustafa falënderoi Kai Eide për mbështetjen e tij në të gjitha proceset deri në pavarësinë e Kosovës”, thuhet në njoftim.