LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Kosova të shkojë një hap më tej, të kërkohet reciprociteti edhe në të drejta për shqiptarët e Luginës

Mustafa: Kosova të shkojë një hap më tej, të kërkohet reciprociteti edhe në të drejta për shqiptarët e Luginës

Ragmi Mustafa, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës ka folur për vendimin e sotëm të institucioneve të Kosovës për vendosjen e reciprocitetit për targa me Serbinë.

Mustafa thotë se shqiptarët e këtyre trevave përshëndesin çdo veprim që forcon shtetin e Kosovës, megjithatë ai ka thënë se ky vendim në një tjetër aspekt penalizon banorët e Luginës së Preshevës.


“Duke qene pengje të raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit ky vendim do të godet drejtpërdrejtë edhe banorët e Luginës së Preshevës. Këta banorë historikisht dhe tradicionalisht janë të lidhur me Kosovën”, tha ai në RTV Dukagjini, përcjell Telegrafi.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës thotë se presin nga institucionet e Kosovë që pos reciprocitetit në targa, të zgjerojnë kërkesat për reciprocitet.

“Ne presim që Qeveria e Kosovës të shkojë edhe më tutje dhe të kërkoj reciprocitet edhe në të drejta, ku shqiptarët e Luginës së Preshevës të gëzojnë ato të drejta që i kanë serbët në Kosovë”.

Mustafa thotë se taksa që sot ka vendosur Kosova rëndon pozitën e shqiptarëve të Kosovës, por sipas tij kjo do të zgjidhet me dialog./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori