LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Kemi angazhuar një ekip të ekspertëve për rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë së Coronavirusit

Mustafa: Kemi angazhuar një ekip të ekspertëve për rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë së Coronavirusit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa me anë të një shkrimi drejtuar qytetarëve, deklaroi se kanë angazhuar një ekip ekspertësh, për të identifikuar të gjitha masat për rimëkëmbjen ekonomike dhe financiare nga pasojat e pandemisë së Coronavirusit.

Ai tha se prioritet themelor do të jetë mbështetja e sektorit privat të ekonomisë dhe e punësimit si dhe masat lehtësuese për bashkëpunim ekonomik dhe tregtar me vendet e tjera.

“Do të trajtohen të gjitha burimet dhe potencialet e brendshme dhe të jashtme financiare, do të analizohet strukturimi emergjent i buxhetit në aspektin e konsumit, kursimit dhe likuiditetit dhe masat për likuiditetin e sektorit financiar në tërësi”, ka shkruar Mustafa, përcjell Telegrafi.

Shkrimi i plotë i Mustafës

Qytetarë të respektuar,

Ballafaqimi me pasojat COVID-19 do të jetë mbi te gjitha prioritetet.

Në LDK është angazhuar një ekip ekspertësh, për të identifikuar të gjitha masat për rimëkëmbjen ekonomike dhe financiare nga pasojat e këtij virusi; për konsolidimin e mëtejmë të sektorit shëndetësor dhe atij të arsimit.

Do të trajtohen të gjitha burimet dhe potencialet e brendshme dhe të jashtme financiare, do të analizohet strukturimi emergjent i buxhetit në aspektin e konsumit, kursimit dhe likuiditetit dhe masat për likuiditetin e sektorit financiar në tërësi.

Prioritet themelor do të jetë mbështetja e sektorit privat të ekonomisë dhe e punësimit si dhe masat lehtësuese për bashkëpunim ekonomik dhe tregtar me vendet e tjera. IM /Telegrafi/