LAJMI I FUNDIT:

Musliu: Lapidari i UÇPMB-së nuk guxon të zhvendoset

Musliu: Lapidari i UÇPMB-së nuk guxon të zhvendoset

Lajmin e transmetuar nga mediat serbe, të cilat duke ju referuar “burimeve” të OVL të UÇPMB-së, kanë thënë se gjoja qenka afër një marrëveshje për zhvendosjen e lapidarit tek xhamia apo oborri i shtëpisë së kulturës, e ka demantuar Jonuz Musliu, lideri i PLD-së dhe ish-drejtor politik i UÇPMB-së, duke i quajtur këto vetëm spekulime.

“Deri në këto momente nuk ka kurrfarë vendimi të subjekteve shqiptare në Luginë rreth përmendores së UÇPMB-së dhe ato çfarë shkruajnë mediat serbe se përmendorja e UÇPMB-së do të zhvendoset, herë te xhamia e herë te shtëpia e kulturës, janë vetëm spekulime”, ka deklaruar i LPD-së për “Presheva jonë”.

Ai ka thënë se nuk ka negociata e pazar me gjakun e dëshmorëve.


“Kjo nuk na lejohet as neve liderëve politikë, as ndokujt nga OVL e UÇPMB-së që të shkelë mbi gjakun e dëshmorëve tonë. Nuk na lejohet kthimi mbrapa pas vendimeve të tre kuvendeve, ku të gjithë përfaqësuesit e politikë dhe të shoqatave i kemi hedhur firmat. Pas konkluzioneve të tre kuvendeve shqiptare kemi edhe legalizimin e lapidarit nga ana e Kuvendit të Preshevës. Prandaj, nuk është e vërtetë se ne kemi lëshuar pe, apo kemi ndërruar mendjen. Dihen qartë qëndrimet tona, ndryshe çdo lakim nga vendimet e tre kuvendeve dhe Kuvendit të fundit të Preshevës është tradhti e dyfishtë, ndaj institucioneve tona dhe dëshmorëve tanë”, ka thënë Musliu. /Telegrafi/