LAJMI I FUNDIT:

Mushkolaj: Nuk është normale të pritet tash shtimi i sovranitetit në veri

Mushkolaj: Nuk është normale të pritet tash shtimi i sovranitetit në veri

Analisti Imer Mushkolaj ka komentuar zhvillimet e fundit në lidhje me veriun e Kosovës.

Mushkolaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, thotë se nuk është normale që të pritet të shtrihet sovraniteti i shtetit edhe në veri në këtë kohë.

“Prej 20 vitesh nuk kemi mundur të shtrijmë sovranitetin si duhet pavarësisht që kemi pasur dialog politik e teknik me Serbinë”.

Ai thotë se shtete armike siç janë Rusia apo Kina në këtë kohë po i ofrojnë ndihmë Italisë, përcjell Telegrafi.

“Nuk është hera e parë që po vijnë mjekë nga Beogradi në Mitrovicë. Nuk ka nevojë njerëzit të ngarkohen me përplasjet politikë pasi realiteti është ky që është dhe ne të gjithë e dimë”.

Mushkolaj thotë se për fat të keq në Kosovë dihet se funksionojnë dy sisteme arsimore dhe kjo nuk është nga sot.

“Kur nxënësit tanë pushojnë në gjysmë vjetor, nxënësit serb pushojnë në një datë tjetër”, tha ndër të tjera Imer Mushkolaj./Telegrafi/