Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, duke ju drejtuar partive opozitare të cilat po kërkojnë që të lejohet tërheqja e mjeteve nga Trusti, ka thënë se qytetarët nuk ju besojnë më sepse janë të zhgënjyer tash e sa vite.

Në seancën e sotme të Kuvendit, Murati u shpreh i bindur se qytetarët janë të vetëdijshëm se qëndrimi i Qeverisë kundër tërheqjes së mjeteve nga Trusti, është i drejtë dhe me vend.

Projektligji për Trustin e Projektligji për Fizioterapi – përplasje mes Kurtit e deputetit Haxhiu Projektligji për Trustin e Projektligji për Fizioterapi – përplasje mes Kurtit e deputetit Haxhiu

“Çështja që po diskutohet sot është një projektligj i cili është vijimësi e një praktike të krijuar më herët për të rrënuar një institucion pensional. Ne si Qeveri kemi dhënë arsyet tona pse ky projektligj nuk duhet të kalojë. U dhanë shumë argumente që pritet të jemi gjenerata e parë që s’do të kemi probleme me pensione”, deklaroi ministri.

“Popullizmi dhe demagogjia janë shumë të rrezikshme për demokracinë e një vendi. Partitë politike që po e shtyjnë përpara Trustin, në zgjedhjet e kaluara kanë dhënë premtime shumë më të mëdha se ne. Por, qytetarët e dinë që këto janë të pavërteta. E kanë kuptuar që këto janë demagogji. Sepse e ka provuar me juve që sa vjet dhe janë lodhur. Ndaj, edhe tani për Trustin qytetarët e dinë se kemi të drejtë”.

Sipas tij, nga diskutimi që po bëhet në seancën e sotme të Kuvendit, ka vërejtur se disa deputetë mendojnë se qytetarët iu besojnë ende.

“Po thuhet që do të bëhet një nen që e ndalon tërheqjen e mjeteve nga Trusti për herët e tjera, por ai nen ekziston në ligjin aktual. Aty thuhet që mjetet tërhiqen vetëm pasi që të pensionoheni. Por, ju atë nen po e sulmoni. Nga diskutimi që po bëhet këtu po shihet se disa deputetë mendojnë se qytetarët iu besojnë ende. Kjo është demagogji sepse sidomos ata që janë ekonomistë e dinë që tërheqja e mjeteve nga Trusti nuk është gjë e mirë”, shtoi Murati. /Telegrafi/