Mungesa e kuorumit në seanca dhe mospjesëmarrja e deputetëve në votim, është një praktikë që po e përcjellë legjislaturën aktuale që nga fillimi i saj.
Kjo ka bërë që shumë projektligje të mbesin pa u miratuar, duke i bartur votimin e tyre nga njëra seancë te tjetra.
Monitoruesit e Kuvendit shprehin shqetësim, pasi sipas tyre, kjo ka bërë që Legjislativi të shënojë pak rezultate.
“Mungesa aktuale e deputetëve, nuk mund ta çojmë në votim…Realisht ne kemi kuorum, por janë në byfe deputetët….Ne nuk mund ta vazhdojmë seancën, për arsye se s’ka votim.”
Këto janë disa sekuenca nga Kuvendi i Kosovës, ku drejtuesit e seancave plenare, i kanë ndërprerë punimet në mungesë kuorumi, ose mospjesëmarrje në votim.
Instituti Demokratik i Kosovës që e monitoron punën e Kuvendit, shpreh shqetësim për funksionimin e legjislaturës aktuale.
Artan Murati, nga ky institut, thotë se kjo ka bërë që Kuvendi të ketë shumë pak rezultate të punës dhe shumë pak ligje të miratuara.
“Jemi duke e parë një funksionim kaotik të Kuvendit të Kosovës, për vetë faktin se nuk ka vendimmarrje brenda Kuvendit. Përkundër faktit se mund të ketë seanca, ato po dështojnë për shkak të mungesës së kuorumit, ose mungesës së pjesëmarrjes në votim nga ana e deputetëve”, tha Murati për Radio Kosovën.
Deputetja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, vlerëson se dështimi i seancave po ndodh për shkak të papërgjegjësisë së vetë partive në pushtet, por thotë se kjo është taktikë e tyre, pasi që tentojnë ta shmangin debatin për shumë ligje të dobëta që i sjellin.
Ajo fajëson edhe Kryesinë për paaftësi menaxhimi, ndërsa i arsyeton veprimet e opozitës.
“Jo rrallëherë mungesa në seanca mund të jetë një shprehje e një veprimi politik, në mënyrë që t’i tregojë Qeverisë në rastin tonë se nuk i kanë numrat dhe janë një Qeveri që e kanë shumë problem t’i shtyjnë përpara çështjet e rëndësishme”, tha Nagavci për Radio Kosovën.
Kritika për mënyrën e funksionimit të Kuvendit bëhen nga deputetët e grupeve të ndryshme pothuajse në çdo seancë. Madje edhe nga deputetët e koalicionit qeverisës. Një prej tyre është edhe Milaim Zeka, i Nismës Socialdemokrate, i cili në njërën nga seancat ishte mjaft i ashpër.
“Besoj që shumica nga që sot jemi prezentë kemi mundur të jemi edhe ne me familjet tona, e jo ne të vijmë e për shkak të disa të tjerëve, të shtyhen seancat pafundësisht. Është me të vërtetë marre para qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Zeka.
Mungesa në seanca e ka sjellë situatën deri aty, sa për diçka që e kanë obligim deputetët, të marrin falënderim nga kreu i Kuvendit, Kadri Veseli.
“Faleminderit për korrektësinë. Dua ta përgëzoj Grupin Parlamentar 6 plus, të cilët janë 100 për qind sot në sallë”, ka thënë Veseli.
Sipas platformës votaime.org, deri më tani, Kuvendi e ka përmbushur vetëm 18 për qind të agjendës legjislative.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën