Futbollisti i njohur Cristiano Ronaldo është fotografuar së fundmi në pushimet e tij në Ibiza.
Të gjithë e njohin si futbollist të shkëlqyer, mirëpo këto imazhe u kanë vërtetuar fansave se ai është talent edhe në diçka tjetër.
Ylli i Real Madriti, u pa duke qëndruar me pikëmëri mbi një “flyboard” në ujë, teksa më pas lundronte edhe me motor uji.
Këto fotografi, pjesë e të cilave ishte edhe e dashura e tij Georgina, konfirmuan shtatzëninë e saj, dhe faktin se Cristiano do të bëhet sërish baba. /Telegrafi/