Çdo vit miliona qytetarë nga e mbarë bota, frekuentojnë në masë të madhe qendrat tregtare për të blerë dhuratat për festat e fundvitit dhe bredhin dhe dekorimet e saj.
Më poshtë ju sjellim një fotografi ku shihen qindra bredha, ku në mesin e tyre vetëm një e ka të vendosur në maje një yll, transmeton Telegrafi.
Kjo sfidë ka tërhequr vëmendjen e shumë personave, që kanë sfiduar veten dhe e kanë marrë për detyrë që për pak minuta ta gjejnë yllin.
Sipas autorit të fotografisë, rekordin aktual për gjetjen e yllit në një kohë të shkurtër e mban një i ri nga Britania e Madhe që për 32 sekonda ka arritur ta zbulojë. A mundeni edhe ju? /Telegrafi/