Futbollisti gjerman është te bavarezët që nga mosha dhjetëvjeçare dhe tashmë është bërë yll duke fituar katër tituj të Bundesligas, tre të DFB Pokal dhe Ligën e Kampionëve, njëherësh është shpallur kampion bote me Gjermaninë.

25-vjeçari ka joshur interesimin e Manchester Unitedit këtë verë, por shefi i klubit mohon largimin.


“Mendoj se Thomas do të jetë i Bayernit gjithë jetën dhe kurrë nuk do të largohet”.

“Kur Thomas ta përfundojë karrierën si futbollist, do të donim ta integronim në klub në një rol tjetër”.

“Ai është shumë komod në Munih. Tifozët tanë nuk duhet të shqetësohen”, ka deklaruar Rummenigge për Sport Bild. /Telegrafi/