LAJMI I FUNDIT:

Muja: Asgjë nuk kam marrë

Muja: Asgjë nuk kam marrë

E plotësuar - Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramdan Muja ka thënë nuk është njoftuar ende nga gjykata për aktakuzën që i është ngritur për korrupsion nga një prokuror i EULEX-it në Gjykatën Themelore të Prizrenit.

“Unë nga mediat jam njoftuar për një aktakuzë të tillë. Unë kam punuar në Gjykatë dhe e di se si shkojnë procedurat. Është dashur që lënda fillimisht të protokollohet, më pas të njoftohet Gjykatësi dhe ky i fundit do të ishte dashur ta njoftoi palën, në këtë rast mua”, është shprehur Muja për ORAinfo.

Ai ka thënë se është i gatshëm të përballët me drejtësinë.

“Asgjë nuk kam dërguar në shtëpi dhe jam i gatshëm të përballem me drejtësinë. Edhe prokurorit të EULEX-it gjatë fazës së hetimeve i kam thënë se nuk ka asgjë në këtë rast, ngase asgjë nuk kam marrë”, ka thënë Muja. /Telegrafi/

——————————————

Një prokuror i EULEX-it ka ngritur aktakuzë për korrupsion në Gjykatën Themelore të Prizrenit kundër kryetarit të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja dhe pesë zyrtarëve tjerë të Komunës së Prizrenit.

Prokurori ka ngritur akuzat kundër të pandehurve Ramadan Muja, Sadik Paçarizi, Avni Ademaj, Kadri Ukimeri, Abdullah Tejeci dhe Minir Krasniqi.

“Ramadan Muja akuzohet në katër pika të aktakuzës për keqpërdorim të pozitës zyrtare ose autoritetit. Minir Krasniqi akuzohet në dy pika të aktakuzës për keqpërdorim të pozitës zyrtare ose autoritetit. Kadri Ukimeri, Avni Ademaj, Sadik Paçarizi dhe Abdullah Tejeci akuzohen secili në një pikë të aktakuzës për keqpërdorim të pozitës zyrtare ose autoritetit”, thuhet në kumtesën e EULEX-it.

Rasti përfshin pretendime për shfrytëzimin dhe përfitimin e kundërligjshëm nga toka që i takon Komunës së Prizrenit dhe vepra të tjera që kanë rezultuar me shkeljen e rëndë të drejtave të një numri të paditësve në konteste civile. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori