Treshja e njohur si MSN konsiderohen sulmuesit më vrasës që ekzistojnë aktualisht në botën e futbollit, mirëpo kroati thotë se dikush duhet t’i mbulojë pjesët e tyre kur shkojnë në sulm.

“Shumë njerëz thonë se është shumë lehtë që të luash me ta. Unë nuk pajtohem”.


“Ata janë lojtarë të një niveli tjetër dhe nëse ne luajmë për ta, është për faktin se e kanë merituar, por kjo nuk do të thotë se është lehtë”.

“Dhe nëse më duhet të vrapoj pesë kilometra për njërin prej tyre që të ketë momentin më të mirë, atëherë do ta bëj. Në e bëjmë”, ka sqaruar Rakitic për Marca. /Telegrafi/

telegrafi sport app