LAJMI I FUNDIT:

M&Sillosi nënshkruan me 42 pika të grumbullimit të miellit (Video)

M&Sillosi nënshkruan me 42 pika të grumbullimit të miellit (Video)

Edhe pse ditë me temperatura të larta, kjo aspak nuk paraqet pengesë për punën e tyre. Ashtu siç bëjnë çdo vit, edhe këtë verë bujqit janë aktiv dhe të përgatitur për mbledhjen e grurit.

Fabrika M&Sillosi është vendi ku bëhet grumbullimi i gjithë sasisë së grurit.


Ajo është njëra nga fabrikat më serioze të prodhimit të miellit në rajon.

Në këtë fabrikë puna kryesore bëhet me anë të pajisjeve të avancuara teknologjike të cilat menaxhohen nga personat përgjegjës.

Çdo detaji i kushtohet rëndësi andaj edhe puna jap rezultat pozitiv çdo herë.
Aneks i ndjeshëm i fabrikës së miellit është laboratori, që është i vetmi i licencuar për të gjitha analizat e grurit dhe miellit.

Ramadan Deliu shef i laboratorit thotë se cilësia e grurit këtë vit është më e lartë. Sipas tij edhe pse ka sasi të madhe, ata arrin që ti kryejnë të gjitha analizat me kohë.

Në një solemnitet me 24 qershor 2015 kompania M&Sillosi, pjesë e Devolli Corporation, zyrtarisht nënshkroi kontratat e bashkëpunimit me 42 pikat grumbulluese të grurit anekënd territorit të Republikës së Kosovës.

Sead Shehu, drejtor i operacioneve thotë se kapaciteti i prodhimit në këtë fabrikë është tejet i lartë.

Duke qenë përbërës kaq i rëndësishëm i ushqimit të përditshëm, kualiteti është faktor krucial në përzgjedhjen e tij.

Sipas zyrtarëve, M&Sillosi vazhdon të prodhoj miell kualitativ për konsumatorët besnik për vite të shumta. /Telegrafi/