LAJMI I FUNDIT:

MPJ-ja ruse: Ndërhyrja më e keqe në Shkup po ndodh nga SHBA-të dhe BE-ja

MPJ-ja ruse: Ndërhyrja më e keqe në Shkup po ndodh nga SHBA-të dhe BE-ja

SHBA-të dhe vendet e BE-së po ndërhyjnë në punët e brendshme të Republikës së Maqedonisë thonë nga Ministria e Jashtme e Rusisë, njofton agjencia TASS.

“Pas dështimit të referendumit më 30 shtator, e organizuar me shpresën për të marrë një kompromis nga qytetarët, Washingtoni dhe vendet e BE-së tani kanë për qëllim të nxitin ndryshimet me forcë në parlamentin maqedonas”, thonë nga MPJ-ja ruse.


Sipas Moskës, kjo është një çështje e ndërhyrjes së pamëshirshme të Shteteve të Bashkuara dhe BE në punët e brendshme të Shkupit.

“Për momentin po ndodh ndërhyrja më e keqe e SHBA-ve dhe BE-së në punët e brendshme të Shkupit, që tejkalon të gjitha kufizimet e arsyeshme. Qëllimi është të çojë Maqedoninë në NATO me çdo kusht”, akuzojnë nga ministria e Jashtme ruse./Alsat-M/