LAJMI I FUNDIT:

MPB: Nuk është e vërtetë që polici ka ngritur armën mbi kandidatin për kryetar

MPB: Nuk është e vërtetë që polici ka ngritur armën mbi kandidatin për kryetar

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) hedh poshtë pohimet e OBRM-PDUKM-së se disa autobusë sot janë ndaluar dhe janë dërguar për kontrollë teknik dhe se është ngritur armë mbi ndonjë qytetar.

“Plotësisht është e pavërtetë që disa autobusë me simpatizantë të ndonjë partie politike janë ndaluar dhe janë dërguar për kontroll teknik. Ftohen të gjithë ata që plasojnë këtë informatë të tregojnë çfarëdo dokumenti, me të cilin do të vërtetohet ajo që thonë”, thuhet në reagimin e MPB-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, sot është duke mbajtur konventën promovuese, ndërsa akuzoi se zyrtari policor ka ngritur armën mbi kokën e kandidatit për kryetar në Komunën e Kavadarit./Telegrafi/