Ministria e Punëve të Brendshme, gjatë ditës së djeshme ka kryer kontroll të përforcuar në territorin e Republikës së Maqedonisë për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, ku janë sanksionuar 339 shoferë.

Sipas MPB-së, 15 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se e lejuara dhe dy vetura me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar.

Kështu, 179 automjete e kanë tejkaluar shpejtësinë në vende të banuara dhe 160 në vende të pabanuara.

Gjatë kontrollit aksionar janë shqiptuar edhe 119 lloje të tjera kundërvajtjesh.

MPB apelon deri tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit për rrugë më të sigurta.