Rep-artisti Mozzik, me prejardhje nga Ferizaji, është njëri nga më të suksesshmit në estradën shqiptare.
Vetëm gjatë vitit që lamë pas, ai është komentuar për jetën dhe karrierën profesionale në secilën faqet rozë.
Më së shumti pati të natyrës së lidhjeve, derisa flitej se ai dhe ish-partnerja, Loredana, janë bashkuar sërish.
Në një intervistë për Prive, Mozzik është pyetur se si qëndron e vërteta, teksa ky i fundit refuzoi një gjë të tillë.
“Nuk ka asgjë për të fshehur, nëse do ishte diçka nuk më kish ardhë marre të them po jemi bashkuar. Nëse nuk është, nuk mbahet sekret, kështu që nuk ka asgjë”, u shpreh ai.
Sa i përket takimeve dhe videove të dyshes që qarkulluan në rrjet, reperi u shpreh se vajza është ajo që i bashkon.
Mozzik dhe Loredana përndryshe ndajnë një fëmijë së bashku, Hanën, e cila është dy vjeçare. /Telegrafi/